“El Nino” braktis Atletica Madrid

Hënë, 09 Prill 2018 16:03

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres,  i njohur me pseudonimin ‘El Nino’, ka lajmëruar se ndeshja e fundit e ‘el colchoneros’ këtë sezon do të jetë e fundit edhe për të. Vendimi i 34-vjeçarit përkon edhe me përfundimin e kontratës.

 “Kur mbërrita në moshën 10-vjeçare, gjithmonë mendoja se Atletico do të ishte shtëpia ime,” u shpreh ai në konferencën për shtyp. “E kam shijuar ëndrrën time tek Atletico.”

“Dua të shfrytëzoj rastin të them se ky do të jetë sezoni im i fundit me klubin. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, më ka munduar shumë. Duke parë realitetin, gjendjen e ekipit, besoj se është gjëja më e mirë për të gjithë.”

Ky lajm i ka hidhëruar shumë tifozët e Atletico Madrid të cilët sulmuesin e kanë konsideruar gjithmonë si një pjesë e familjes së tyre të përbashkët.

Login to post comments