Merkato e futbollit ka vënë në lëvizje disa prej emrave më të lakuar. Shumat që ofrohen janë nga më marramendëset. Ish-trajneri i Mainz dhe Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, sipas mediave gjermane ka firmosur një marrëveshje me Paris SG për të marrë drejtimin e ekipit në verë.
Ish-tekniku i Mainzi-t është i papunë që kur Borussia Dortmund e shkarkoi për rezultatet të dobëta, pavarësisht fitimit të Kupës së Gjermanisë.
44-vjeçari ishte i përfolur për të drejtuar dy skuadrët londineze të “Premier League”, Arsenal dhe Chelsea.
Ai ishte gjithashtu pretendet për të qenë trajner i Bayern Mynchen pasi Jupp Heynkes të largohet në fund të sezinit, por sipas raportimeve ai e ka refuzuar mundësinë bavareze.
Megjithatë, fjalët tashmë nuk vlejnë pasi Tuchel ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin e Paris SG.
Lajmi u bë i ditur nga një ‘website’ gjerman “Sport Buzzer” që shkruan se Tuchel do të zëvendësojë Unai Emery.