Një ndër favoritët për të triumfuar në Rusi, Spanja, ka humbur dy vende në renditjen e re të FIFA-s.
FIFA ka publikuar renditjen e re para Kupës së Botës dhe pas disa miqësoreve të zhvilluara.
7 pozitat e para nuk ka pasur ndryshime, me Gjermaninë që vazhdon të konsiderohet si Kombëtarja më e mirë në botë.
Ndryshimi drastik është Spanja, e cila ka humbur pozitën e tetë, ajo tani renditet në atë të 10-të.
Kosova ka pasur ngritje fantastike, duke rikuperuar 11 vende pas fitores së madhe kundër Shqipërisë. Kurse Kombëtarja shqiptare ka humbur dy vende, pas disfatave kundër “Dardanëve” dhe Ukrainës,