Lorenc Trashi, futbollisti i Partizanit, e ka cilësuar sezonin e fundit të dështuar për klubin e kuq. Në një intervistë për ‘super sport’ këmbëmajti ka folur edhe për të ardhmen ku ka deklaruar se pret të nisë një aventurë jashtë vendit.
Garda e vjetër – “Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të vjetër që iu japin të rinjve më shumë kurajo.”
E ardhmja – “Të tregohem i sinqertë, pas përfundimit të kampionatit kam biseduar me presidentin Demi dhe i kam treguar që dua një transferim jashtë dhe më ka thënë që ka pasur disa oferta por do të shohim dhe do të vendosim.”
Kombëtarja – “Në aspektin individual shpresoj që në të ardhmen të jap më shumë për ekipin e Partizanit apo për çdo ekip tjetër. Duhet të kap 100% -çin tim dhe t’i jap një sinjal Panuçit që të kem një ftesë të mundshme.”