Merkatoja e verës po afron dhe skuadrat europiane të futbollit kanë filluar të mendojnë se ku do të shpenzojnë për të afruar pranë skuadrave të tyre të tjerë futbollistë. Edhe drejtuesit e PSG-së kanë filluar negociatat e para me lojtarët. Një prej tyre është edhe gardiani i portës së Chelsea, Thibaut Courtois, i cili ka një kontratë me blutë deri në vitin 2019. Por teksa raportohet se oferta që vjen nga Parisi është me të vërtetë joshëse, për portierin belg nuk duken ende në horizont diskutimet për rinovim.