E ardhmja e Javier Pastore është në Premierligë. Ylli i PSG është një hap larg West Ham.
Pastore, i cili ka qenë një objektiv i Inter në vitet e fundit, do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon.
Sigurisht nuk do të luajë në Champions League, por do të ketë mundësinë të bëjë diferencën në Premierligë me karakteristikat e tij.
Pastore është pjesë e PSG-së që nga viti 2011 ku ka bërë 264 paraqitje, duke shënuar 45 gola, teksa ka dhuruar edhe 59 asistime.