Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.
Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën.
Por, ajo që veçohet në këtë artikull është një fotografi e publikuar ekskluzivisht nga albumi i familjes së Messit – një fotografi e paparë më herët nga fëmijëria e tij në Rosario.
Në fotografi, Messi është vetëm disa vjeç dhe shihet me gjyshen dhe nënën e vet. Është një fotografi e një Messi të ri me syze e shkrepur në një kohë kur askush nuk do të kishte mundur ta parafytyronte se çfarë do të pasonte më pas...