Skuadra austriake nderon Fadil Vokrrin, shikoni çfarë bëjnë futbollistët para ndeshjes

E mërkurë, 13 June 2018 10:20

Skuadra austriake, SV Grodig Salzburg, në të cilën aktivizohet edhe futbollisti me prejardhje kosovare, Djellon Çunaku, ka nderuar presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë disa ditë e shtunë pas një ataku kardiak.

Para një ndeshje, të gjithë futbollistët mbajtën në duar fotografinë e Vokrrit, teksa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje.