Merkato e transferimeve mund të bëjë bashkë edhe lojtarë të Kombëtares, siç ka ndodhur në sezonin e shkuar me dyshet Memushaj-Gjimshiti dhe Aliji-Llullaku. Ledian Memushaj dhe Migjen Basha u përfolën se mund të bëheshin bashkë te Bari. Mirëpo, në janar, nuk u realizua.
Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë mund të jetë Salernitana që do t’i bëjë të dy në një skuadër. Mesfushori i Barit është në skadencë të kontratës dhe paga e tij është rreth 300 mijë euro në sezon.
Ndërsa, për Memushajn Benevento kërkon të paktën 500 mijë euro. Dy futbollistët e Kombëtares janë mesfushorë që mund të përshtaten në disa skema loje dhe mund të mbulojnë lehtësisht disa role në skema të ndryshme. Secili prej tyre ka eksperiencë të gjatë në Serinë B italiane dhe ambientimi në kampionat nuk vihet në diskutim.