Ka qenë padyshim një prej futbollistëve më të ndjekur gjatë muajit të fundit. Keqardhja për dëmitimin në finalen e Ligës së Kampioneve dhe shpresa për t’u rikuperuar në kohë për Botërorin, kanë qenë të lidhura me emrin e Mohamed Salah.
Sulmuesi egjyptian që shkëlqeu në këtë sezon në Liverpool dhe Evropë, duket se është gati për të startuar Botërorin, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajit. Konfirmimi erdhi nga trajneri Kuper një ditë më parë, por edhe vetë futbollisti ndihet mirë dhe nuk kërkon ta humbasë këtë ndeshje.
Por nuk është vetëm gëzimi i premierës në Botëror, Mohamed Salah sot feston edhe ditëlindjen e tij të 26, e cila ndër të tjera përkon edhe ditë e Shënjtë të Bajramit të Madh. Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjerë të Egjyptit, Mohamed Salah ka qenë shumë strik në muajin e Ramazanit, pavarësisht problemeve që kishte me dëmtimin.
Nga viti 2011, Mohamded Salah numëron 57 ndeshje me Egjyptin dhe 33 gola të shënuar.