Ylli i Real Madrid Christiano Ronaldo i ka dhënë fund gjyqit për evazion fiskal duke arritur një marrëveshje me Thesarin e Shtetit të Spanjës.
Sipas “El Mundo” raportohet se portugezi ka pranuar para Agjencisë Tatimore katër vepra fiskale, ç’ka nënkuptojnë 2 vite burg.
Por për t’i shpëtuar hekurave, 33-vjeçari ka rënë dakord për të paguar 18.8 milion euro për krimet e kryera. Marrëveshja përkthehet në një zvogëlim të konsiderueshëm të mashtrimit, që Thesari i Shtetit i atribuonte fillimisht atij, 14.7 milionë euro, dhe më në fund e uli atë në 5.7 milionë euro.
Me marrëveshjen e arritur, të cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të ri të Agjencisë Tatimore, Ronaldo mbyll të gjitha problemet e tij fiskale, si nga ana kriminale, edhe administrative. Sigurisht, ka ende një çështje për t’u diskutuar. Christiano dëshiron që dy vitet burg të zëvendësohen me gjobë, duke mos dashur të ketë një problem të natyrës penale në CV e tij njerëzore dhe profesionale.