Takimi Suedi-Kore e Jugut sapo u mbyll me rezultatin 1-0, ku aksioni suedez edhe pse nuk ishte në nivelin e pritshëm arriti që të shënonte në portën e kundërshtarëve.
Përballja vazhdoi me rezultatin 0 me 0 deri në minutën e 65-ë kur Andreas Granqvist ndryshoi shifrat duke kaluar në avantazh suedezët.
Një ndeshje që në fakt ishte surprizues pasi pavarësisht rezultatit Suedia zhgënjeu nëse i referohemi kundërshtarit që kishte përballë.
Megjithatë me golin e realizuar ata arritën që të ulnin pak përfaqësimin e dobët që shfaqën në ndeshjen e sotme.