Pas përfundimit të Kampionatit Botëror trajneri aktual i skuadrës së Egjiptit Hector Cuper do të largohet. Ky lajm është bërë i ditur nga gazetarët egjiptianë të akredituar në Rusi.
Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”, ku humbjet ndaj Uruguait dhe Rusisë kanë sjellë eliminimin, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së fundit kundër Arabisë Saudite.
Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si “timonier” i Salah dhe shokëve të tij.