Cristiano Ronaldo, me golin e shënuar në pjesën e parë ndaj Marokut është bërë golashënuesi më i mirë europian në kompeticionet ndërkombëtare. Ai ka arritur të parakalojë Ferenc Pushkash, dhe numëron aktualisht 85 gola në 152 ndeshje.
Portugezi barazoi rekordin prej 84 golash të hungarezit në vetëm 89 ndeshje. CR7 është i dyti në listën e golashënuesve ndërkombëtare të të gjithë kohërave, megjithëse ka ende një rrugë të gjatë përpara pasi kryesuesi, Ali Daei, ka shënuar 109 në 149 ndeshje për kombëtaren e tij, atë të Iranit.