Serbët vazhdojnë t'i përziejnë rivalitetet sportive me luftë e kundërshtarët në fushë të lojës me armiq.
E duke u marrë me ta, serbët edhe po motivohen për ndeshjen që i pret të premten në botërorin "Rusia 2018" kur takohen me Zvicrën e katër shqiptarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Serbët ka ditë që po merren lojën e radhës, e sidomos me shqiptarët që kanë fjalën kryesore tek ekipi "helvetik". Pas "pengesës" që paraqitën këpucët e Xherdan Shaqirit, ku është stampuar flamuri i Kosovës, serbët kanë nisur edhe me fyerje ndër të tjera. Kësisoj, ish-seleksionuesi i ish-Jugosllavisë, Milan Zhivadinoviq, në një intervistë dhënë televizionit "B92", në një moment shqiptarëve të Zvicrës u referohet me term fyes "shiptari". Ndeshja mes këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet të premten mbrëma në kuadër të Grupit E. Serbia ka fituar ndeshjen e xhiros së parë ndaj Kosta-Rikës, kurse Zvicra ka barazuar me Brazilin 1:1.