Duket se përballja mes Zvicrës dhe Serbisë është futur në fazën e luftës verbale në distancë, kjo pasi përveç që e para përfaqësohet nga katër shqiptarë është edhe ndeshja vendimtare për të dy skuadrat.
Pas publikimit të atleteve nga Xherdan Shaqiri, ku krahas flamurit zviceran ndodheshte edhe ai i Kosovës, ndjehet tepër i provokuar lojtari serb Luka Milivojeviç.
“Për mua është gjithçka qesharake. Një shaka. Aleksandar Mitrovic e tha bukur: nëse këta janë aq patriotë të mëdhenj, pse nuk luajnë për vendin e tyre? Ata tentojnë, të na provokojnë me të gjitha metodat. Por ne nuk do bijmë pre e këtyre gjestëve. Do ishim shumë naiv nëse do ndikoheshim nga gjestet e tyre,” tha Milivojevic duke shtuar më tej:
“Në duhet ta respektojmë Zvicrën si kundërshtar, jo më shumë, jo më pak. Ata kanë kualiteteve dhe lojtarë që luajnë në Top klube. Gjithsesi ne luajmë për fitore, pasi nuk e dimë se çfarë sjell përballja e ardhshme.”