Në ndeshjen që pritet të luhet sonte ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë Kur Zvicra mund të krijohen tensione tensione mes serbëve dhe shqiptarëve. Policia është e vetëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe jemi në gatishmëri,” tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister.
Konfliktet në stadium ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë të njohura tashmë për vendet e huaja. Kujtojmë këtu përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.