U hodh para pak minutash shorti i Ligës së Kampionëve ku u mësuan 2 përballjet e raundit gjysmëfinal. Kampionët në fuqi të Realit do të përballen me Bajernin, ndërsa Liverpuli do të ndeshet me italianët e Romës.
Po a ishte i pastër shorti i sotëm? Mediat italiane kanë zbuluar një skandal 2 orë para hedhjes së shortit.
Në një fotot të postuar në rrjetet sociale, te klubi kryeqytetas po përgatiteshin të shisnin biletat për dy ndeshjet e dy javëve të ardhshme, kundër Xhenovës në Kampionat në datën 18 prill dhe kundër Liverpulit. Edhe pse nuk ishte hedhur ende shorti, te Roma ishin të bindur që kundërshtari i tyre do të ishte Liverpuli.
A është më e besueshme UEFA. Pas kësaj ngjarje, dyshimet janë të mëdha, ndaj organit më të lartë të futbollit në Europë.