Në mbrëmjen e sotme do të luhet një nga ndeshjet me më shumë interes për shqiptarët, ajo është përballja Serbi-Zvicër.
Për shqiptarët e Kosovës kjo ngjall akoma më shumë interes dhe duket qartë, pasi në një fshat të Gjilanit valëviten flamujt zviceran.
Kjo u ka rënë në sy edhe mediave serbe, të cilat kanë shkruar: “Pamje shokuese në fshatin e lindjes së Shaqirit në Kosovë! Shqiptarët provokojnë ashpër serbët, në prag të ndeshjes me Zvicrën”.
Banorët vendës të këtij fshati e kanë bërë të qartë se sonte do të anojnë me zjarr kundër Serbisë, shkruan “Kurir”.
Por përkundrazi asaj çfarë raportojnë mediat serbe kjo mbështetje duket më shumë që vjen për faktin se pjesë e ekipit të Zvicrës janë pesë shqiptar.