Sapo u mbyll ndeshja e midis Nigerisë dhe Islandës dhe rezultati ishte i paparashikueshëm nga të gjithë.
Nigeria arriti të shpartallonte ekipin e Islandës dhe ti merrte fitore me rezultatin 2-0, ku realizuesi i të dy golave ishte i madhi Ahmed Musa.
Goli i parë për nigerianët erdhi në minutën e 49-ë, duke i trembur paksa islandezët, por nga ana tjetër ky gol i shtoi shpresat ekipit të Argjentinës.
Në minutën e 75-të do të ishte po Musa ai i cili dyfishoi rezultatin për Nigerinë gjë e cila mund të thuhet se shtoi frikën jo vetëm për islandezët por edhe për argjentinasit.
Deri në minutën e 90 islandezët u munduan me gjithçka, por nigerianët u shfaqën të pathyeshëm sot.