Kosova 2 – Serbia 1. E thënë ndryshe: mbyllet 2-1 sfida e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës 2018, mes Serbisë dhe Zvicrës në “Kaliningrad Stadium”, ku dy golat u shënuan nga lojtarët me gjak shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Serbia pati fillimin e ëndërruar kur pas vetëm katër minutash lojë, Aleksandar Mitrovic, shënoi një gol të bukur me kokë. Qendërsulmuesi shleu gabimet e bëra në ndeshjen e parë ndaj Kosta Rika dhe mposhti portieri Sommer me një goditje të saktë, që vlen golin e tij numër 15-të në 18-të ndeshjet e fundit me Serbinë.
Pjesa e parë u luajt më mirë nga ana e serbëve, por Zvicra e barazoi lojën në pjesën e dytë duke barazuar edhe rezultatin në minutën e 52-të me anë të Granit Xhaka.
Futbollisti kosovar i Arsenal tundi rrjetën me një goditje nga rreth 25 metra, që nuk i dha mundësi reagimi portieri kundërshtar, duke realizuar atë që mund të konsiderohet edhe një nga golat më të bukur të këtij kampionati botëror.
Në minutën e fundit, një tjetër kosovar fundosi serbët. Xherdan Shaqiri shënoi gjatë një kundërsulmi duke i dhënë Zvicrës fitoren 2-1, e cila i afron me raundin e ardhshëm të “Rusi 2018”.