Sapo u mbyll ndeshja e kampionëve aktual të botës me Suedinë. Një ndeshje e mbushur plot emocione dhe me shumë raste ishte kjo midis Gjermanisë dhe Suedisë.
Gjermanët nuk treguan formën më të mirë të tyre por arritën që të siguronin një fitore me rezultatin 2-1.
Ai që theu akullin dhe që shënoi golin e parë ishte Ola Toivonen I cili shënoi për Suedinë në minutën e 32-të duke bërë që tek gjermanët të ndihej një pesimizëm I thellë por edhe një këmbëngulje më e madhe për të shënuar.
Gjermanët arritën që të barazonin në minutën e 48 me Marco Reus, I cili me këtë gol ndezi edhe një fije shprese për skuadrën e Gjermanisë.
Deri në minutën e 90 rezultati do të ishte I njëjtë pavarësisht përpjekjeve nga ana e të dyja ekipeve.
Do të ishte Toni Kross në minutë e 95-të që do të shënonte fitoren e gjermanëve dhe do të shkatërronte suedezet pavarësisht lojës së fort që ata zhvilluan.