Pas ndeshjes Gjermani- Suedi, një sherr ka ndodhur mes pjestarëve të dy pankinave.
Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, debatoi me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhof.
Gjermanët u akuzuan për mosrespektim dhe thuhet se kanë bërë gjeste te drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin e vonë.
Mediat suedeze shkruajnë se trajneri Anderson është shprehur se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.