FIFA ka hapur procedurë disiplinore për futbollistët me origjinë shqiptare Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi dy lojtarët kanë festuar duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të grupit E të Kupës së Botës si pjesë e ekipit zviceran.
Ky vendim i FIFA-s i habiti të gjithë pasi futbollistët nuk ishin duke provokuar, por ishin duke festuar rezultatin e arrirë.
Por duket se FIFA e ka harruar se çfarë ka bërë pak para fillimit të kampionatit botëror. Federata Ndërkombëtare e Futbollit kishte postuar një fotografi të mesfushorit serb, Nemanja Matic me 12 qershor në faqen zyrtare në “facebook”. Në atë fotografi, lojtari shihet duke ngritur tre gishta veprim ky i cili simbolizon veprim politik kundër Shqipërisë.