Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës dhuroi një spektakël në fushën e blertë, por në të njëjtën kohë edhe polemika, pasi Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në momentin e shënimit të golave festuan duke bërë shqiponjën, por sipas serbëve ky ishte një ofendim.
Federata e Serbisë e ka çuar deri te FIFA këtë veprim dhe pak çaste më parë qeveria e futbollit botëror ka dhënë vendimin se për dy lojtarët shqiptar nuk do të ketë asnjë dënim, sepse festa e tyre nuk ka lidhje me politikën. Më tej FIFA ka nxjerrë si të pastër edhe Stephan Lichtsteiner, i cili së bashku me dy lojtarët shqiptar ka festuar duke bërë shqiponjën.