Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e golave ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës. Me 5 mijë franga u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, për të njëjtin festim.
Në internet ka lindur një nismë për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për të 3 futbollistët, që do të thotë 25 000 franga.
“Kjo fushatë është për lojtarët e kombëtares së Zvicrës: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichsteiner.
FIFA i gjobiti si në vijim:
Xhaka – 10000
Shaqiri – 10000
Lichststeiner – 5000
Për festën në fitoren e tyre duke bërë shqiponjën shqiptare.
Ata sollën kënaqësi e lumturi te të gjithë zviceranët dhe shqiptarët në gjithë botën, ju lutem ndaluni një moment dhe përkrahni.
Nëse Federata e Futbollit të Zvicrës nuk e pranon fondin, ne do t’i dhurojmë të gjitha paratë në një organizatë humanitare që ata zgjedhin”, shkruan në përshkrim.
Deri tani janë grumbulluar mbi 1000 dollarë nga gjithsej 25 mijë të synuara.