Igli Tare bën edhe goditjen e tretë në merkaton e verës dhe është një tjetër futbollist shqiptar që do t’i bashkohet Lacios, pas mbrojtësit të majtë Riza Durmishi, që luan për kombëtaren e Danimarkës, si dhe portierit Proto.
Gjithçka është mbyllur për blerjen e Valon Berishës, mesfushorit sulmues të Salcburgut, të cilin Tare ia ka rrëmbyer Sampdorias. Në arkën e klubit austriak do të shkojnë 7.5 milionë euro, plus bonuset. Berisha do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me Lacion, me 1.5 milionë euro në sezon. Marrëveshja do të zyrtarizohet orët në vazhdim.
Tare ndërkohë vazhdon punën e tij për afrimet e tjera dhe radhën e kanë Açerbi i Sasuolos dhe Uesli i Bryzhit. Me këta lojtarë është arritur akordi, ndërsa me klubet e tyre marrëveshja është shumë pranë