Vetëm pak orë pas vendimit te FIFA-s, qe dënoi futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, disa tifozë rusë bënë simbolin e shqiponjës në shenjë solidariteti.
Ata ishin në transmetim live gjate emisionit te mbrëmshëm “Debati i Botërorit” të Roland Qafoku dhe pas bisedës lidhur me ndeshjen e djeshme, në unison formuan me duar shqiponjën dykrenare, simbolin e kombit shqiptar.
Jo vetëm tifozë rusë, por edhe personazhe të njohur janë solidarizuar me gjestin e dy futbollistëve me origjinë shqiptare, që pas mposhtjes së ekipit të Serbisë në stadiumin e Moskës të premten që shkoi.