Në orën 16:00 në stadiumin Central të Yekaterinburg Meksika dhe Suedia do të luajnë në ndeshjen e fundit në Grupin F kundër njëra-tjetrës.
Meksikanëve iu duhet vetëm 1 pikë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër por edhe vendin e parë, ndërsa edhe suedezëve do t’i bënin punë 2 rezultate në varësi edhe të takimit tjetër të grupit.
Në rast se Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut atëherë dhe Suedia ndaj Meksikës atëherë do të merret parasysh golavarazhi mes këtyre tre skuadrave.