Supergoli i shqiptarit Januzaj kalon Belgjikën në vend të parë

E Enjte, 28 June 2018 22:13

Belgjika ka mundur edhe Anglinë duke marrë fitoren e tretë në grup e cila në fund e rendit të parën.

Belgët mundën ‘tre luanët’ falë supergolit të futbollistit me origjinë shqiptare Adnan Januzajt, i cili këtë takim e luajti nga minuta e parë.

Belgjika si kryesuesja e Grupit G në fazën e 1/8 do të luajë kundër Japonisë, e cila u rendit si e dytë e Grupit H. Ndërkohë Anglia, e dyta e Grupit G do të luajë me të parën e H, Kolumbinë.