Dani Carvajal është i gatshëm të lirojë një dhomë zhveshjeje për Neymarin, nëse kampionët europianë nënshkruajnë me yllin brazilian të PSG. Neymar, 26 vjeç, është lidhur me një lëvizje drejt Real Madridit, pasi ka shpenzuar vetëm një sezon në Ligue 1, me parizienët, klub të cilit ai iu bashkua nga Barcelona.
Carvajal tha se do ta mirëpresë ndërkombëtarin e Brazilit në “Santiago Bernabeu”, nëse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte i etur për të nënshkruar sulmuesin. “Nëse ai ka lindur për të luajtur në Madrid, unë nuk e di, – i tha ai “Cadena SER”. – Real Madridi gjithmonë dëshiron më të mirët në botë. Nëse presidenti është i vendosur të nënshkruajë me të, ne do të duhet të ruajmë një vend të veçantë në dhomat tona të zhveshjes”.
Real Madridi është gjithashtu i lidhur me një lëvizje të Alvaro Odriozola, lojtarin e Real Sociedad, i cili ka gjasa të ushtrojë presion mbi Carvajal për vendin e tij. Por Carvajal thotë se do të ishte i lumtur të shihte shokun e tij të kombëtares së Spanjës t’i bashkohej në Madrid. “Nëse trajneri Julen Lopetegui dhe presidenti e konsiderojnë atë të nevojshëm, e mirëpresim, – shtoi ai. – Unë mendoj se është një lojtar i madh, i ri, me aftësi të mira mbrojtëse. Ai është një lojtar shumë i plotë”. /Telesport/