Adnan Januzaj u shpall lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe menjëherë pas kësaj ai iu është drejtuar kritikëve anglezë, pas golit të shënuar në përballjen me ekipin e Anglisë. Goli i tij i vetëm në ndeshje shënoi kështu edhe fitoren e Belgjikës.
Në një reagim për mediat pas ndeshjes, Januzaj ka pasur një mesazh për ata që e kishin kritikuar dhe duke vënë në dyshim talentin e tij.
“Natyrisht puna ime ishte ta dëshmoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika. Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë. Unë kam shpenzuar shumë energji në punë. Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, u shpreh ai.