Është mbyllur pjesa e parë e takimit Argjentinë-Francë. Një 45 minutësh i cili u mbyll në baraspeshë të plotë, me dy skuadrat që arritën të gjenin nga njëherë rrjetën. Golit të Antoine Griezmman nga pika e bardhë e penalltisë iu përgjigj Angel Di Maria që me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, tundi rrjetën.
Francë-Argjentinë, një duel që kalon përtej fushave të blerta. Histori, gola dhe spektakël ka dhuruar gjithmonë kjo përballje.
Nga njëra anë Antoine Griezmman dhe Pogba ndërsa në kahun tjetër, Lionel Messi me shokë do të tentojnë të bëjnë mrekullinë, vetëm pak ditë pas asaj fitoreje drithëruese ndaj Nigerisë. Spektakli është i garantuar.