Rey Manaj "braktis" Interin, vazhdon karrierën në Spanjë

Saturday, 30 June 2018 18:03

Rey Manaj nuk është më një futbollist i Interit.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me ekipin spanjoll Albacete, skuadër e kategorisë së dytë.

Mirëpo, Nerazzurrët e kanë përfshirë edhe klauzolën e riblerjes së futbollistit.

Manaj është në pronësi të Interit që nga viti 2015, ndërsa ka luajtur si huazim te Pescara, Pisa dhe së fundmi te Granada (2017-2018).

Ai tani do të kthehet sërish në futbollin spanjoll, ku në bazë të kontratës do të luajë një kohë të gjatë.

Manaj ka lindur në Lushnjë, ndërsa si fëmijë u vendos në Itali së bashku me prindërit e tij, ku edhe e nisi karrierën si futbollist.

Ai ka qenë pjesë e Akademisë së Piacenzas dhe Cremoneses, ndërsa edhe si i ri ishte provuar te Sampdoria dhe Interi në formë huazimi.

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 18:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...