Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Zvicrës, është një prej yjeve që duhet patjetër ta përcillni në Botëror, sipas prestigjiozes Washington Post.
Botërori mbeti pa dy lojtarët më të mirë në dhjetë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por kjo media thotë se janë nëntë emra që duhet t’i përcjellin tifozët e futbollit, duke përfshirë yllin e Zvicrës, Granit Xhaka, transmeton Koha.net.
“Emri i madh për Zvicrën është Xherdan Shaqiri, por mos e harroni Xhakën, mesfushorin e guximshëm që e ngriti Zvicrën në një kategori të rëndë në botë. Zvicra e përdor Xhakën për të furnizuar me topa sulmuesit, por pret nga ai që të përfshihet në lojë me gjuajtjet e tij”, thuhet në përshkrim të Washington Postit për Xhakën.
Washington Post ka postuar edhe supergolin e Xhakës ndaj Serbisë duke e quajtur “raketë”.
Yjet tjera që duhet t’i përcillni janë:
Kylian Mbappe, sulmues i Francës
Harry Kane, sulmues i Anglisë
Romelu Lukaku, sulmues i Belgjikës
Edinson Cavani, sulmues i Uruguait
Luka Modriq, mesfushor i Kroacisë
Chucky Lozano, sulmues i Meksikës
Christian Eriksen, mesfushor i Danimarkës
Denis Cheryshev, sulmues i Rusisë