Nuk kanë të ndalur surprizat në Kupën e Botës, Rusi 2018. Pas eliminimit shokues të Gjermanisë, Argjentinës dhe Portugalisë, radhës për të bërë gati valixhet e kishte Spanja, me kombëtaren e "La Roja" që dështuar për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit përballë vendasve të Rusisë.
Në "Luzhniki Stadium" erdhën në ndihmë penalltitë për të vendosur skuadrën e 3-të çerekfinaliste, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në fakt të dy golat mbajnë firmën e rusëve, me Ignashevic që u tregua i paqartë në ndërhyrjen e tij, duke e dërguar sferën në portën e tij dhe duke prishur kështu ekuilibrat pas 12 minutash lojë.
Por 5 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Dzyuba u tregua i saktë nga 11 metërshi, duke vendosur baraspeshën.