Kroacia ka kaluar në çerekfinale të Botërorit, duke e eliminuar sot Danimarkën. Megjithatë lojtari i ndeshjes është shpallur Kasper Schmeichel që ishte fantastik në këtë ndeshje, e në minutën e 116 i priti penaltinë Luka Modriqit, për ta çuar takimin në penalti.
Ai priti edhe dy penalti të tjera, por që nuk mjaftuan për ta kualifikuar Danimarkën në çerekfinale, pasi portieri kroat Subashiq ishte më efikas në penalti duke pritur tri prej tyre.