Plot surpriza dhe e pabesueshme ishte ndeshja e sotme midis Belgjikës dhe Japonisë. Japonia arriti që të mbërthente pas ekranit gjithë të apasionuarit e futbollit pas situatës së vështirë në të cilën e vendosi Belgjikën duke i shënuar dy gola të njëpasnjëshëm.
Ishte minuta e 48 ajo në të cilën Genki Haraguchi arriti që të shënonte golin e parë për japonezët duke i kaluar kështu direkt në avantazh.
Më pas në minutën e 51 Takashi Inui arriti që të dyfishonte rezultatin e Japonisë duke bërë që të tronditeshin jo vetëm belgët por edhe mbarë ndjekësit e kësaj ndeshjeje.
Por ky rezultat nuk i la në qetësi belgët, të cilët arritën të rikthehen në lojë në minutën e 69 me golin e Jan Vertonghen.
Më pas do të ishte Marouane ai i cili do t’i çonte ekipet në barazim në minutën e 74.
Ky rezultat vazhdoi i tillë edhe pas minutës së 90 duke bërë që ndeshja të kalonte në minuta shtesë, ku në të 94-in Nacer Chaldi arriti që të kalonte belgët në avantazh, duke i siguruar kështu edhe fitoren e klasifikimin për fazën tjetër.