Gjermania u eleminua, por Joachim Löw konfirmohet në pankinë

Tuesday, 03 July 2018 13:46

Gjermania nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, pavarësisht eliminimit që në fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë.

Trajneri Joachim Löw do të qëndrojë në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës, edhe pse pas ndeshjes me Korenë e Jugut ai e vuri në dyshim qëndrimin e tij.

Federata gjermane e Futbollit (DFB), pas disa ditësh reflektimi vendosi që të konfirmojë 58-vjeçarin në pankinë, për të vijuar punën me skuadrën kombëtare.

Lajmi u publikua nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës ende nuk ka një komunikatë të Federatës në lidhje me këtë çështje, por presidenti dhe bordi drejtues i saj nuk e vunë në dyshim asnjëhere pozicionin e trajnerit 58-vjeçar.

Përpara se Gjermania të udhëtonte drejt Rusisë, Joachim Löw kishte rinovuar kontratën e tij për të qenë në krye të kësaj skuadre deri në vitin 2022. Tani, detyra e tij është të bëjë që Gjermania të harrojë sa më shpejt eliminimin nga Kupa e Botës, e të fillojë të mendojë fillimisht për Europianin e 2020-s dhe më pas për Botërorin e Katarit.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...