Provokim apo shenjë miqësie, futbollisti suedez tregon të vërtetën e ‘Shqiponjës’

Tuesday, 03 July 2018 19:21

Mbrojtësi suedez Pontus Janson, para stërvitjes së Kombëtares, ka bërë me duar simbolin e “Shqiponjës” në fushë dhe ky veprim u konsiderua si “provokim” për Xhakën dhe Shaqirin.

Por këtë keqkuptim siç e quan futbollisti suedez e ka shpjeguar përmes një postimi në  “Instagram”.

Ai ka thënë se ky nuk ishte një provokim dhe se këtë gjest e ka bërë që kur ishte i vogël në moshë për disa miqtë e tij shqiptarë.

 “Sa i takon shqiponjës time sot [dje], nuk ka të bëjë me Zvicrën apo me politikën, thjeshtë e kam bërë që kur isha i ri për disa miq të mi shqiptarë”, ka shkruar mbrojtësi suedez.

lojtari8

Login to post comments