Pickford zbulon sekretin e penalltisë së pritur

E mërkurë, 04 July 2018 08:50

Portieri i Anglisë dhe Everton ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Carlos Bacca, në momentin e penalltisë së pestë të Kolumbisë, kur rezultati ishte 3-3.

Pritja e Pickford i dha mundësinë Eric Dier të realizojë penalltinë që i dhuroi anglezëve një vend në çerekfinale. “Kam studiuar shumë”, ka thënë ai. “Jam i fuqishëm dhe i shkathët”.

“Nuk më interesin nëse nuk jam portieri më trupmadh, sepse gjëja më e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur në momentin e duhur. Gjithçka qëndron të pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time”.

“Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pickford.

Ka qenë fitorja e parë me penallti e Anglisë për Anglinë që nga Euro ’96, që i ka siguruar atyre përballjen kundër Suedisë të shtunën e ardhshme, në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 09:06
Login to post comments