Neymar është në qendër të polemikave për sjelljen e tij në Kupën e Botës dhe RTS Sports ka zbuluar se sulmuesi brazilian ka qëndruar pothuajse 14 minuta (13 minuta dhe 50 sekonda) i shtrirë në terren gjatë turneut.
Kundërshtari i fundit i Brazilit, Meksika, u zemërua shumë me sjelljen e lojtarit të PSG.
Sipas meksikanëve, Neymar simuloi shumë gjatë përballjes së 1/8-ave të finaleve. Në këtë ndeshje, Neymar pati rekordin e tij duke qëndruar shtrirë në tokë: 5 minuta e gjysmë.