Mbrojtësi i Brazilit, Miranda, beson se Vincent Kompany i Belgjikës ishte “fshehur nga frika” me komentet e tij përpara përplasjes çerekfinale të Kupës së Botës mes tyre. Kompany këmbënguli se skuadra e tij nuk po e humbiste gjumin nga sulmi dhe individualitetet e Brazilit, përpara sfidës së të premtes në Kazan.
Miranda ndjen se Kompany ishte thjesht duke u përpjekur të provokonte lojtarët e trajnerit Tite dhe të evidentohej nga shokët e tij para ndeshjes. “Ne e dimë se ka nga të gjitha llojet e provokimeve. Mendoj se është një mënyrë për të fshehur frikën tuaj, – tha ai në një konferencë për shtyp.
– Kjo është një mënyrë për të treguar besimin dhe fshehjen e frikës. Ju duhet të përgatiteni, veçanërisht kundër ekipit kombëtar të Brazilit dhe një udhëheqës si Kompany duhet të tregojë besim tek shokët e tij, ashtu si lojtarët më me përvojë duhet të tregojnë besimin tonë në veprimet tona ndaj shokëve tanë”.
Ndërsa është favorit i Kupës së Botësnë Rusi, Brazili do të duhet të ndalojë një sulmues yll të Belgjikës, i cili ka shënuar katër gola, Romelu Lukaku. Por Miranda tha se kishte më shumë respekt për grupin e Roberto Martinez sesa thjesht për sulmuesin e Manchester United: “Belgjika nuk është vetëm Lukaku. Sigurisht, është një ekip shumë i fortë sulmues, por mënyra kryesore për ta ndaluar kundërshtarin është të jesh i vetëdijshëm për të gjithë lojtarët që janë në fushë, sepse Belgjika ka disa lojtarë të kualitetit të lartë.
Ata janë shumë të aftë, kështu që mbrojtja jonë do të duhet të jetë shumë e përgatitur për të neutralizuar të gjitha sulmet e kundërshtarit”. Fituesi i përplasjes midis Brazilit dhe Belgjikës do të përballet me Francën, ose Uruguajin, në gjysmëfinale të këtij Botërori.