“Gjelat” e Francës janë gjysmëfinalistët e parë të Botërorit Rusi 2018. Francezët arritën që të siguronin një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Uruguait, të cilët sado që u munduan nuk arritën të shënonin as edhe një gol në rrjetën e francezëve.
Goli i parë u shënua në minutën e 40 nga Raphael Varane.
Ndërsa goli i dytë nga Antoine Griezman në minutën e 62.
E gjithë ndeshja ishte e mbushur me raste të shumta nga të dyja ekipet, por fitoren arritën ta merrnin “gjelat”.
Pas ndeshje që do të luhet në orën 20:00 mbrëmjen e sotme do të vendoset edhe me kë do të përballet Franca në gjysmëfinale.