Belgjika ka eliminuar Brazilin, pas fitores 2-1 dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018, ku do të ndeshet me Francën.
Kjo është hera e dytë në historinë e Belgjikës që ky komb futet mes katër më të mirave të planetit, duke imituar vitin 1986, kur u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale.
Në këto kushte, të gjitha ekipet që kanë mbetur në garë për të fituar Kupën e Botës janë nga Europa. Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet që kur Roberto Martinez mori drejtimin e ekipit, pas çerekfinales së Euro 2016, humbur ndaj Uellsit.
Sfida në Kazan nisi në dishezë për belgët dhe në malore për Brazilin, pasi në minutën e 13-të, Fernandinho devijoi topin në portën e tij, gjatë një goditje nga këndi. Ai u bë braziliani i dytë që shënon autogol, pas Marcelo në vitin 2014.
Kur u mbush gjysmë ore lojë, Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë për belgët me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Ai u bë futbollisti i 100-të që shënon në këtë Botëror, i nënti për Belgjikën.
15 minuta para fundit, Renato Augusto, i sapofutur në fushën e lojës, realizoi për Brazilin, me një goditje të saktë me kokë, pas pasimit të marrë nga Coutinho. Më pas, Augusto humbi mundësinë ideale për të realizuar barazimin.
Në sekondat e fundit belgët iu falën edhe një pritje të jashtëzakonshme të Thibaut Courtois, gjatë tentativës së Neymar.
Pas Gjermanisë, Argjentinës dhe Spanjës, pesë herë kampionët e Botës bëhen skuadra tjetër pretendente që do ta shohë pjesën e mbetur të Kupës së Botës 2018 nga televizioni.