Nga raportimet e fundit të mediave italiane mësohet se sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile, është sulmuar me thikë gjatë pushimeve në Chieti me familjen dhe disa miq.
Pas një debati me disa miq tq Immobile, agresori ka provuar t’i afrohet sulmuesit napolitan, por është ndalur nga disa të pranishëm aty, të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur më të keqen.
Autori është larguar para se në vendngjarje të shkonin forcat e policisë, që kanë marrë dëshmitë e të pranishmëve për atë që kishte ndodhur.
Ciro Immobile, bashkë me Mauro Icardi të Inter, ka qenë golashënuesi më i mirë i Serisë A më 29 gola.