Përfaqësuesja spanjolle ka emëruar trajnerin e saj të ri, që nga dita e sotme do të jetë ish tekniku i Barcelonës, Luis Enrique.
Zyrtarizimi është bërë gjatë ditës së sotme, me Enriquen që është preferuar para disa emrave kandidatë, mes të cilëve edhe Roberto Martinez, që aktualisht drejton Belgjikën.
Spanja shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui vetëm pak orë para fillimit të kampionatit botëror, pasi mësoi se ky i fundit kishte nënshkruar me Realin e Madridit, pa lejën e Federatës.
Skuadra u drejtua në Botëror nga ana e Fernando Hierros, ndërsa garoi deri në fazën e 1/8-ave, kur edhe u eliminua nga vendi organizator, Rusia, pas gjuajtjes së 11-metërshave.