Vështrim panoramik/Lëreni Kupën e Botës t’ju mësojë disa leksione investimi

Tuesday, 10 July 2018 07:00

Brazili, Uruguai, Rusia, apo Kroacia? Cila është Kombëtarja që keni vënë bast gjatë këtij Kampionati Botëror? Nëse jeni një investitor në bursë dhe një tifoz i çmendur i futbollit, fusha e futbollit mund të jetë një vend i mirë për disa leksione në investime.

Yje futbolli si sulmuesit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Gabriel Jesus, apo portierë si David de Gea, madje edhe trajnerë të famshëm, plani i lojës së secilit ofrojnë mësime investimi.
Futbolli është bërë një sport botëror, për shkak të aftësisë së tij për t’u shtrirë gjeografikisht dhe nëpërmjet grupeve të ndryshme ekonomike. Ju duhet të kuptoni që janë rregullat e thjeshta që e bëjnë futbollin një sport kaq popullor.
Investimi funksionon gjithashtu nëse rregullat janë të thjeshta: si një top dhe një rrjetë, kjo është ajo që nevojitet në investim.
Si në futboll, menaxhimi është një aspekt kyç në investim. Secili prej 11 lojtarëve të skuadrës së futbollit luan ndryshe. Në mënyrë të ngjashme, klasa të ndryshme asetesh funksionojnë ndryshe në një portofol.
Nën drejtimin e trajnerit Alex Ferguson, Manchester United është klasifikuar gjithnjë ndër tre klubet e para në Premier League.
Megjithatë, pas dorëheqjes së tij në vitin 2013, gjërat ndryshuan. Klubi ka pasur tre trajnerë që prej vitit 2013 dhe në sezonet e mëpasshme, është renditur në Kampionat respektivisht në vend të shtatë, të katërt, të pestë e të gjashtë.
Gjëja e dytë që një investitor mund të mësojë është se këmbëngulja dhe qëndrueshmëria mund të bëjnë mrekulli. Gjatë Kupës së Botës Brazil 2014, Gabriel Jesus pikturonte rrugët për të zbukuruar qytetin. Katër vjet më pas, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në perspektivën e Kombëtares së Brazilit në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018.
Yjet e futbollit janë të rëndësishëm, por është puna e skuadrës ajo që ka rëndësi. Edhe nëse disa lojtarë nuk luajnë, ekipi mund të jetë sërish i mirë në tërësi. E njëjta gjë vlen edhe për investimin, diversifikoni portofolin në mënyrë që të shpërndahet edhe risku.
Një mësim tjetër është se fitorja dhe humbja janë pjesë e lojës. E rëndësishme është që të qëndroni në lojë. Tregjet e aksioneve janë të paqëndrueshme, por objektivat e investimeve mund të arrihen vetëm nëse ju vijoni të investoni.
Në një treg në rënie, një portofol me kthim zero është padyshim më i mirë kur investitorët e tjerë janë në rënie 20%. Një periudhë afatshkurtër qëndrimi në vend, në tregun e aksioneve, nuk duhet t’i shqetësojë shumë investitorët. Për një investitor, reduktimi i riskut është po aq jetik sa edhe kthimi i fitimeve. Është sikur një lojtar apo dy të marrin karton të verdhë gjatë ndeshjes, ose që skuadra të jetë shumë e përqendruar në mbrojtje, mesfushë, apo në sulm, dhe të lërë një pjesë tjetër zbuluar. Duhet të ketë një ekuilibër.
Një portofol i gjithi agresiv apo difensiv aksionesh mund të mos jetë i mjaftueshëm për të fituar në treg.
Në fund mos u përpiqni të imitoni një stil fitues, qoftë kjo në investime apo në futboll. Për shembull, në vitin 2009, transferimi i Kaka te Real Madridi nga Milan për 56 milionë sterlina, ishte një lajm i bujshëm. Ai duhet të luante së bashku me Cristiano Ronaldo dhe të fitonin çdo trofe të sezonit të ardhshëm. Megjithatë Kaka nuk ishte në formën më të mirë si pasojë e dëmtimeve dhe nuk i përmbushi pritshmëritë. Është e zakonshme të ndikoheni nga një Messi dhe një Ronaldo (investitorë të mëdhenj), por duke u përpjekur të imitoni stilin e tyre të investimit jo gjithnjë mund t’ju ndihmojë të arrini suksesin.
Skuadrat e mira të futbollit analizojnë lojën e tyre me trajnerët dhe menaxherët e skuadrës, gjë që i ndihmon të shohin një perspektivë ndryshe. Nuk do ta keni kurrë të qartë se ku gabuar, pasi jeni i kushtëzuar të besoni se keni të drejtë. E njëjta gjë ndodh edhe në investime, të merrni një mendim të dytë dhe të shihni pas në vendimet tuaja bën një ndryshim të madh. Mos e humbni rastin.
Dhe mos harroni, gjithçka kërkon kohë. Skuadrat e mëdha nuk u ndërtuan gjatë një nate dhe fitorja e Kupës së Botës nuk arrihet menjëherë. Është një udhëtim i gjatë për t’u bërë si Brazili, Italia dhe Gjermania në fushën e futbollit. Në mënyrë të ngjashme, portofoli juaj nuk mund të ndërtohet brenda natës. Ju duhet të prisni. Duhet kohë!
*Gen Trillo është një konsulent financiar i autorizuar dhe përgjegjës për menaxhimin e pasurisë së Stewart Financial Group Burimi: Hawkes Bay Today

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 07:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...