Sot, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Borici”, Kukësi do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kompeticion europian, ku përfaqëson Shqipërinë. Përballë verilindorëve do të jenë maltezët e Valleta. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri Peter Pacult ka folur në një konferencë për shtyp nga kryeqendra e veriut, ku ka nënvizuar mes të tjerash:
“E dimë që nuk jemi në 100% të formës, pasi faza përgatitore zgjati dhe ekipi ka pak kohë që njihet mes veti. Por, jemi gati për ndeshjen kundër Vallettas. Luajmë përballë një kundërshtari që të imponon respekt, pasi 18 vitet e fundit luan rregullisht në Europë, por do të jemi në maksimum të mërkurën, për një rezultat pozitiv. Kualifikimi do të vendoset në Maltë. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë Kukësi favorit përballë Valleta, duke menduar historinë e dy klubeve”.