Kombëtarja kroate gjatë ditës së martë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Anglisë dhe duket se atmosfera në grup është shumë pozitive.
Sulmuesi Mario Mandzukiç ka gjetur kohën të tregojë aftësitë e tij në portë, teksa ka postuar në ‘Instagram’ një video ku shihet duke mbrotjur portën.
Në një moment, sulmuesi i Juventusit bëri një pritje fantastike duke marrë përgëzime edhe nga bashkëlojtarët e skuadrës.
Megjithatë, kroatët nuk kanë nevojë për shërbimet e Mandzukiç në portë pasi Danijel Subasiç ka bërë paraqitje fantastike, duke qenë një nga pikat më të forta të ekipit kroat. Mandzukiç në këtë Botëror ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.